Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, borë është evidentuar në magjistralen Gjakovë – Qafë e Prushit, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë dhe Stançiq – Gjilan.

Megjithatë, në të gjitha këto segmente rrugore, kalueshmëria është vlerësuar si e mundshme.

Në ndërkohë, sipas të njëjtave të dhëna, nuk është raportuar prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut në asnjërën prej rrugëve të monitoruara.

Të dhënat në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë përditësuar të shtunën, më 28 nëntor, në orën 20:39.