Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 14-të të La Ligas spanjolle.

Toni Martinez realizoi për 1:0 në minutën e 22-të.

Alavesi i dyfishoi shifrat në minutën e 61-të me golin që e realizoi Angel Perez.

Tetë minuta më pas, Reali e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin e Kylian Mbappes.

Por goli i Mbappes nuk mjaftoi në fund pasi që tre pikët shkuan për Alavesin.

Realit iu përjashtua nga loja edhe Jude Bellingham në minutën e 88-të.

Mesfushori anglez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Reali me këtë humbje ka rënë në pozitën e tretë me 33 pikë.

Alavesi është në mesin e tabelës me 19 pikë.