Disa tifozë të Beshiktashit u dërguan në spital me ambulancë. Pas një pushimi prej rreth 30 minutash, lojtarët u kthyen në fushë. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një takim me presidentin e Beshiktashit, Serdal Adali.
Beshiktashi ka kundërshtuar ashpër reagimin e zytarëve policor për mënyrën se si u sollën me tifozët e tyre.
“Shprehim mirënjohjen tonë për Presidentin tonë, Serdal Adali, i cili u takua me ne dhe e ndoqi nga afër të gjithë procesin, si dhe për Presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili shprehu ngushëllimet e tij për komunitetin dhe tifozët tanë. Gjithashtu, falënderojmë klubet tona të nderuara që treguan solidaritet me ne dhe shprehën ngushëllimet e tyre për klubin dhe tifozët tanë lidhur me incidentet e pakëndshme në Gjeorgji”, shkruan ndër të tjera në reagimin e Beshiktashit.
Trabzonspori po ashtu ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes në Gjeorgji.
“Ne nuk pranojmë që ekipet turke të privohen nga e drejta për të luajtur ndeshjet e tyre në shtëpi kundër ekipeve pushtuese izraelite në vendin e tyre dhe para tifozëve të tyre. Nuk i gjejmë të sakta standardet e dyfishta të UEFA-s për këtë çështje. Për më tepër, ne dënojmë fuqimisht ndërhyrjen joproporcionale të forcave të sigurisë kundër tifozëve të Beshiktash në Gjeorgji këtë mbrëmje. Të qëndrojmë së bashku dhe të veprojmë kolektivisht kundër padrejtësive të drejtuara ndaj futbollit turk dhe tifozëve tanë është përgjegjësia jonë më themelore. Si Trabzonspor, ne deklarojmë mbështetjen tonë për komunitetin e Beshiktash dhe tifozët e Beshiktash që u trajtuan padrejtësisht këtë mbrëmje, dhe u shprehim urimet tona më të mira tifozëve që u plagosën dhe u shtruan në spital si rezultat i incidenteve”, shkruan Trabzonspori.






