Drashkoviq 61-vjeçar u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë e Brabantit Valon. Ai akuzohej për vrasjen e Hadrit në Bruksel në vitin 1990.

Pas më shumë se dhjetë orësh diskutimesh, juria vlerësoi se provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për ta vërtetuar fajësinë e Drashkoviqit.

Ndonëse juria konstatoi se vrasja ishte porositur nga shërbimet sekrete jugosllave të atëhershme, ajo vlerësoi se provat nuk ishin të mjaftueshme për ta vërtetuar fajësinë e Drashkoviqit.

Aktivisti Enver Hadri në Bruksel e drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ai u vra më 25 shkurt 1990 në një atentat në Bruksel. Hadri në veturë po transportonte dokumente lidhur me shqiptarët e vrarë gjatë protestave paqësore në Kosovë. Ishte raprortuar se bëhej fjalë për një listë me emrat e 32 viktimave të vrara nga forcat serbe. Ai duhej t'ia dorëzonte këtë listë të nesërmen Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit Evropian.

Gjykata belge në vitin 2016 kishte konstatuar se Enver Hadri ishte vrarë nga grupet e krimit të organizuar të nëntokës që i përdorte shërbimi jugosllav i zbulimit dhe se kjo vrasje ishte me porosi me qëllime politike për shkak të aktivitetit të Hadrit në mbrojte të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.

Dosja e Enver Hadrit në Gjykatën e Belgjikës përmban dëshmi në më shumë se 3000 faqe.

Në fund të janarit të vitit 2025 edhe gjykata e shkallës së dytë kishte konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm të Veselin Vukotiqit dhe Andrija Drashkoviqit, të cilët ishin dënuar në mungesë. Këta të dy së bashku me Bozhidar Spasiqin ishin dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2016 nga shkalla e parë. Ndaj vendimit kishte apeluar Drashkoviq.