Payman po i drejtohej Senatit me vajzën e saj, Aliyah, në krahë, ndërsa Thorpe, e ulur një rresht pas saj, iu afrua vogëlushes, fshihte fytyrën dhe bënte mimika për ta argëtuar. Aliyah, ndërkohë, ndiqte me kureshtje çdo lëvizje të saj.
VIDEO:
Avustralyalı Müslüman Senatör Fatima Payman, parlamento oturumuna bebeğiyle katıldı.
Konuşmasını bebeğini kucağında yaparken diğer milletvekilleri de bebeğe uzaktan oyun oynayarak eşlik etti. https://t.co/lKCIBADDcW
— TV100 (@tv100) November 25, 2026
Momenti u regjistrua gjatë një debati për ligjin e “detyrimit digjital të kujdesit”, i cili synon t’i detyrojë kompanitë teknologjike të marrin më shumë përgjegjësi për dëmet që platformat e tyre mund t’u shkaktojnë përdoruesve.
Gjatë fjalimit, Payman u kërkoi kolegëve mbështetje për ndryshimet në ligj, ndërsa prapa saj Thorpe vazhdonte të luante me vogëlushen. Pamjet u publikuan nga transmetuesi publik australian SBS News dhe brenda pak orësh u bënë virale në rrjetet sociale.
Prania e një foshnjeje në sallën e Senatit nuk përbën shkelje të rregullave. Në vitin 2016, Senati australian ndryshoi rregulloren, duke u lejuar prindërve të sjellin foshnjat në sallë dhe të kujdesen për to gjatë seancave.
Payman, e lindur në Kabul, u zgjodh në Senat në vitin 2022 si pjesë e Partisë Laburiste, por u largua nga partia në korrik të vitit 2024 dhe që atëherë shërben si senatore e pavarur.






