Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se gjatë bisedimeve me Putinin në Kinë kishte diskutuar gjatë për këtë çështje.
“Gjatë bisedave të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke folur për faktin se do të doja ta shihja presidentin Putin të tërhiqte të gjithë agresionin ushtarak kundër territoreve në mbarë Evropën, me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kjo të ndodhë shpejt”, shkroi Trump.
Ai theksoi se çdo muaj po vriten mijëra njerëz, duke e cilësuar situatën si një “gjakderdhje të plotë”.
Trump tha se shpreson që përmes tërheqjes së agresionit ushtarak të krijohen kushtet për një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit, e cila do t’i jepte fund luftës.






