Dëshmitarë të agjencisë “Reuters” thanë se në qytet kishin ndodhur dy seri shpërthimesh të forta.

Klitshko, duke shkruar në rrjetin “Telegram”, tha se sulmi po vazhdonte dhe i këshilloi banorët të qëndronin në strehimore. Tre persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.Reklamë

Klitshko tha se raketat kishin goditur një qendër tregtare dhe dy ndërtesa të tjera në anën lindore të lumit Dnepër, që e ndan qytetin në dysh. Ai tha se një ndërtesë ishte dëmtuar rëndë.

Forcat ruse kanë goditur rregullisht Kievin dhe qytete të tjera ukrainase që nga shtatori.

Më herët këtë javë, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky tha se, sipas inteligjencës, forcat ruse po përgatisnin një sulm të ri të madh ndaj Ukrainës.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia mohojnë se synojnë objekte civile.