Në rrugë ka dalë një mjet ujëhedhës, i shoqëruar nga dhjetëra efektivë, teksa protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe me fishekzjarrë.

Policia po përpiqet të avancojë dhe të shpërndajë protestuesit për të mos i lejuar të grumbullohen në numër të madh.

Policia ka nisur edhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, raporton Top Channel.