Komuna e Prishtinës

​Votim digjital në këshillat lokalë në Prishtinë

Për herë të parë në këshillat lokal të organizuara nga Komuna e Prishtinës, ka filluar të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë digjitale, i cili përbëhet përmes një softueri që ka ndërtuar komuna dhe i cili është pritur mirë nga qytetarët.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës Vigan Kastrati, ka thënë për KosovaPress, se ky është një hap i madh për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira.

“Kjo është një votim i cili kemi filluar tani për këshilla lokalë, është votim digjital i cili përbëhet përmes një softueri të cilin e kemi ndërtuar. Gjithashtu, është edhe një aparaturë të cilën vetëm se e kemi pasur në komunë edhe e kemi rishfryëtzuar për këtë metodë. E mira e kësaj është që qytetarët po i besojnë votimit digjital, kjo është një hap i madh në përgjithësi për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira. Kemi pasur edhe shumë kërkesa prej qytetarëve që besojnë se votimet e nivelit lokal apo qendrorë duhet me qenë në pjesën digjitale”, ka thënë Katrati.

Kastrati ka theksuar se nuk po ka probleme me qytetarët, vetëm disa incidente të vogla teknike.

“Rundi i parë ka qenë rreth nëntë, të cilët janë zgjedhur, tash i kemi rreth shtatë dhe jemi duke shkuar ende. Jemi në një tempo të cilën jemi duke mbajtur dy këshilla në javë dhe po planifikojmë që deri në fund të qershorit duhet t’i përfundojmë të gjitha këshillat të jenë të finalizuara..01:34 Nuk ka probleme, ka disa incidente të vogla, të cilat janë teknike”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar për një projekt të ri në bashkëpunim me USAID në Kosovë, të cilët janë duke e ndërtuar një aplikacion që do të jetë në shërbim të qytetarëve, përmes të cilit ata do mund të informohen rreth shfaqjeve artistike, informata për bashkësi lokale, për rrugë të mbyllura, gropa dhe përmbajte tjera të shumta.

Kastrati është shprehur se përmes këtij aplikacioni qytetarët do mund të komunikojnë në njëfarë mënyre me Komunën e Prishtinës, duke lënë komentet e tyre.

“Jemi duke e bërë tash një risi shumë të madhe në Kosovë. Jemi duke e ndërtuar aplikacionin, një aplikacion i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve është një projekt në bashkëpunim me USAID. Ka mbi tetë muaj që jemi duke e planifikuar avancimin, kemi mbajtur takime të ndryshme, në grupmosha të ndryshme dhe po bëhet gati, besoj që së shpejti do të del edhe në kërkim për një operator ekonomik i cili do ta merr për ta fuqizuar. Sipas planifikimit që kemi rreth dy muaj pritet që ky proces të përfundojë dhe të jetë në mundësi të shkarkimit prej qytetarëve. Aplikacioni do të ketë shumë informata lidhur me kryeqytetin, duke filluar informatat për shfaqjet kulturore artistike, informata për bashkësitë lokale, informata edhe për çështje të gropave apo rrugëve të mbyllura për gjithçka. Është një aplikacion i cili në vetvete do të flet edhe me qytetarët, do të ketë një lloj komunikimi sepse deri tash ka munguar një komunikim pak më i madh mes komunës dhe qytetarëve…Po synojmë që të arrijmë t’i marrim komentet e qytetarëve dhe të kthehemi mbrapa me komentet tona”, është shprehur Kastrati.

Ky aplikacion pritet që të përfundojë brenda dy muajve.