Van Dijk

Van Dijk i lumtur me fitoren e parë të Holandës në Euro 2024

Kombëtarja e Holandës e ka nisur me fitore Euro 2024, ku në ndeshjen e parë mposhti Poloninë me rezultat 2-1.

Ka qenë një fitore me përmbysje për holandezët, të cilët e kishin parë herët vetën e tyre në disavantazh.

Kapiteni i ‘Tulipanëve’, Virgil Van Dijk ka thënë se e kishin për detyrë me çdo kusht ta fitonin ndeshjen e parë.

“Në golin e 1-0 ai sulmuesi polak ka një linjë të lirë vrapimi, duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj, nuk duhet të përsëritet një gabim i tillë”.

“Detyra ishte të fitonim ndeshjen e parë me çdo kusht dhe ne ia dolëm dhe për këtë jam shumë i lumtur”, tha Van Dijk.

Krejt në fund qendërmbrojtësi holandez foli edhe për sulmuesin veteran Wout Weghorst i cili realizoi golin e fitores.

“Wout ka shumë cilësi dhe është një hallkë e rëndësishme në grup, e tregoi edhe sot. Të gjithë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë. Besoj se kemi treguar edhe një herë se zëvendësuesit mund të bëjnë ndryshimin”, tha Van Dijk.