Ushtria e Kosovës në fokusin e mediave botërore

Kosova sot u bë me ushtri.

Kuvendi i Kosovës hapi rrugën për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes miratimit të pakos së ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatin e ri të FSK-së dhe shërbimin në FSK.

Lajmi i madh për kosovarët zuri vend edhe nëpër mediat më të mëdha botërore.

Nëpër shkrimet ndërkombëtare s’u anashkalua as kundërshtimi i Serbisë për ushtrinë.

“Ëndërrimtarët e ushtrisë së Kosovës zemërojnë fqinjët serbë” ishte titulli i shkrimit të BBC-së për transformimin e FSK-së.