Josep Borrell
Borrell uron qeverinë e re serbe, kërkon bashkëpunim nga Vuçeviq e Gjuriq
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka uruar Millosh Vuçeviqin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Serbisë.
Ai është deklaruar se pret bashkëpunim me qeverinë e re dhe ministrin e ri të Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
“Pres të punoj me ju, ministër Gjuriq dhe qeverinë, për ta lëvizur Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Borrell.
“Rreshtimi dhe veprimi në linjë me vlerat evropiane dhe politikat e përbashkëta të jashtme dhe sigurisë, janë sinjale të domosdoshme të orientimin strategjik”.
Congratulations to new Prime Min of Serbia @milos_vucevic.
I look forward to work w/ you, FM @markodjuric & @SerbianGov to move Serbia forward on its EU path.
Aligning & acting in line w/ EU values & common foreign & security policy are essential signals of strategic orientation.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 3, 2024