vdekje

Një 73-vjeçar dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në Rahovec

Një burrë 73-vjeçar dyshohet të ketë kryer vetëvrasje pasditen e së premtes në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës vdekja e 73-vjeçarit është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”

Viktima është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe.

“Atë që mund të ju konfirmoj është se sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.