Ukraina dëbon ish-presidentin e burgosur gjeorgjian, reagon Gjeorgjia: Veprim fyes

Ukraina ka kërkuar dëbimin e ambasadorit të Gjeorgjisë dhe njëherësh ish-president, Mikheil Saakashvili. Sipas mediave të huaja, vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Saakashvilit të largohet nga vendi brenda 48 orëve për të zhvilluar konsultime me autoritetet gjeorgjiane.

Ndërkohë, Gjeorgjia e quajti vendimin e Ukrainës për ta dëbuar Saakashvili, si “fyes”.

Ministria e jashtme e Ukrainës akuzoi Gjeorgjinë për “torturimin” e Saakashvilit, 55 vjeç, i cili ndodhet në burg për “shpërdorim pushteti”. Autoritetet ukrainase i kanë kërkuar vazhdimisht Gjeorgjisë që të lejojë që Saakashvili të transferohet në Ukrainë ose në një vend perëndimor për të marrë kujdes mjekësor.

Gjithashtu Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Tbilisit të respektojë të drejtat e ish-presidentit dhe t’i sigurojë atij kujdesin e duhur mjekësor.