UEFA

UEFA nis hetimet ndaj Serbisë

UEFA nis hetimet ndaj Serbisë për hedhje të objekteve gjatë ndeshjes me Anglinë në Euro 2024.

Policia njoftoi se tetë persona ishin arrestuar për përleshje mes tifozëve para ndeshjes në Gelsenkirchen, të dielën.

Akuzat e UEFA-s janë edhe për një “transmetim të një mesazhi provokues të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

FFK-ja më herët të hënën u ankua në UEFA lidhur me thirrjet provokuese të serbëve.