Aksident

Tre persona të lënduar në aksidentin në Banjë të Malishevës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Banjë të Malishevës, ku janë përfshirë dy vetura mes vete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se si pasojë e aksidentit tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.