Policia e Kosovës

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia tregon çfarë gjeti në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Prishtinë. Policia ka njoftuar se ka identificuar dhe ka arrit ta ndaloj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj, që dyshohet se kanë shtënë më armë.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 17.06.2024 – 23:00. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, Policia ka ndermarr veprime të menjëhershme policore, ka identifikuar dhe ka arrit ta ndaloj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.