Të burgosurit në Mitrovicë punuan rreth 100 karrige dhe tavolina

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të burgosurit e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, kanë punuar rreth njëqind karrige dhe tavolina.

Qëllimi i punës së organizuar në burg është mbajtja dhe zhvillimi i aftësisë profesionale dhe kapacitetit të punës së të burgosurit.

Kjo përmirëson mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, puna normalizon jetën e përditshme në burg.

Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. Disa prej tyre jepen edhe donacion.