Tare zbulon arsyen që e shtyu ta refuzonte Milanin

Ishte shumë pranë Milanit në merkaton e verës por në fund vendosi të qëndrojë te Lazio.

Igli Tare në një intervistë për Corriere Dello Sport, tregoi arsyet se përse nuk kaloi te kuqezinjtë.

”Boban ka qenë idhulli im. Maldini ka qenë ekzemplar si lojtar dhe si drejtues. Ishte diçka e bukur ajo që ata bënë për mua, por edhe unë kam zgjedhur me zemër, të ikja nga Lazio do të ishte një zgjedhje e gabuar, paratë nuk janë gjithçka”.

Tare shtoi gjithashtu se Lazio tashmë është një markë shumë e njohur dhe njihet ndërkombëtarisht dhe ai ndihet i vlerësuar për punën që ka bërë si drejtor sportiv i bardhekaltërve gjatë kësaj periudhe.

loading…