Takimi që ndryshoi historinë dhe botën

Altin Ahmeti

Në kohën kur u zbulua Amerika, e cila nga pjesa më e madhe e njerëzve quhej Bota e Re, në këtë kontinent jetonin mbi 20 milionë banorë.

Për krahasim, në Europë, asokohe, rezultonte se jetonin rreth 17 milionë banorë, disa milionë më pak se në Botën e Re..

Çfarë ndodhi me popullatën vendase, si u zhduk ajo dhe roli që patën qindra ushtarë konkuistadorë spanjollë?!

Me vetëm 550 ushtarë spanjollë, në vitin 1519, Hernan Kortez zbarkoi në plazhet e Vera Cruzit, ku patën përballjen e parë me popullin Aztek.

Aztekët nuk dinin si të reagonin, pasi për herë të parë panë të huaj me lëkurë të bardhë, ku mjaft prej tyre kishin edhe qime në fytyrë..

Për Aztekët të bardhët binin erë shumë të keqe dhe kudo që shkonin, ju kishin vënë përcjellje njerz që digjnin temjan, me qëllim largimit të erës së keqe.

Zbarkimi i spanjollëve trullosi një pjesë të Aztekëve që filluan ti shohin si Perëndi nga fakti që erdhën me anije gjigante, ecnin në kurriz të disa kafshëve të frikshme dhe të shpejta.

Gjithashtu, shpatat e gjata dhe të shëndritshme së bashku me prazmoret e çelikta, -armët e aztekve ishin të drunjta apo nga stralli dhe nuk arrinin të depërtonin prazmoret spanjolle, i bënte këta të fundit edhe më të frikshëm.

Për shkak të kësaj, pjesa tjetër e Aztekëve mendonin që spanjollët ishin djajë, magjistarë etj etj.

Spanjollët vepruan me diplomaci duke deklaruar se kanë ardhur në paqe dhe kërkuan që ti shpinin tek Perandori i tyre.

Aztekët edhe pse nuk jetonin shumë larg, popullatës së viseve të Karaibeve, nuk e kishin idenë se cfarë kishte ndodhur atyre.

Për fatin e keq të tyre i lejuan 550 spanjollët të marshojnë në kryeqytet dhe i shpunë në takim me Perandorin e tyre..

Në mes të takimit, Kortezi dha sinjal dhe spanjollët masakruan rojet e Perandorit.

Që nga ky moment Perandori Montezuma ishte rob i spanjollëve dhe vepronte në bazë të urdhërave të Kortezit.

Në pamje të parë dukej i lirë dhe elitat azteke nuk i kundërshtuan urdhërat e tyre për disa kohë.

Pas disa muajsh, elita azteke u rrebelua ndaj Perandorit dhe Kortezit, duke i nxjerrë jashtë kryeqytetit.

Por Kortezi kishte arritur gjatë kësaj kohe të trajnojë përkthyes dhe të dërgojë ekspedita në të gjithë Perandorinë.

Ai bindi shumë fise që urrenin Aztekët ti bashkoheshin atij dhe brenda një kohe të shkurtër Kortezi, në krye të dhjetra mijëra trupave pushtoi kryeqytetin e Perandorisë Azteke, Tonoktitlanin..

Me vetëm 550 konkuistadorë

Kortezi shkatërroi nje Perandori që popullohej nga miliona njerëz.

Me të njejtin stil, spanjolli tjetër, Francesko Pizarro, por me shumë më pak ushtarë, 168 gjithsej dhe 10 vite më mbrapa në 1532, shpalli veten emisarë te Mbretit Spanjoll dhe ftoi Perandorin e Inkasve Atahulpa për bisedime.

Inkasit skishin asnjë lloj informacioni se çfarë ju kishte ngjarë Aztekëve apo popullatave tjera në Karaibe dhe i pritën spanjollët në mënyrë paqësore.

Sikurse Kortezi, edhe Pizarro kërkoi takim me Perandorin dhe e kapi rob.

Perandorin Inkas, Atahupla, përfundoi skllav i Pizarros.

Edhe ky përdori fiset kundërshtare për të dërrmuar dhe pushtuar vendin e ri..

Kolonizatorët ishin ferri mbi tokë për vendasit pasi qeverisnin me grusht të hekurt duke i skllavëruar vendasit dhe duke i detyruar dhunshëm të punojnë në plantacione.

Rezistenca më e vogël ndëshkohej me vdekje.

Por pjesa më e madhe e popullsisë vendase vdiq nga shpërthimi i smundjeve që erdhën me anijet kolonizatore.

Brenda një shekulli nga zbarkimi spanjollë, 90 përqind e popullatës 20 milionëshe të Botës së Re ishte zhdukur nga sëmundjet e panjohura për ta, që u eksportuan nga evropianët.