Xhelal Sveçla

Sveçla: Investimi në të ardhmen e sigurt të vendit tonë është domosdoshmëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot në Paris është hapur panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024.

Në këtë ceremoni zyrtare, përmes një postimi në “Facebook”, Sveçla bën të ditur se ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes së Francës, Sébastien Lecornu.

Teksa bën të ditur se do ta vizitojë për disa ditë panairin, i shoqëruar për të parë zhvillimin në këto fusha.

“Me zëvëndësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, ambasadorin Mehdi Halimi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, do të vizitojmë për disa ditë panairin për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimet për të avansuar ushtrinë dhe policinë tonë,” shkruan Sveçla.

“Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurt të vendit tonë është domosdoshmëri.”