Strasburg: Rekomandohet fillimi i negociatave Maqedoni – BE në muajin qershor

Komiteti i Përzier Parlamentar i cili sot e ka mbajtur takimin e tij të 16-të nën kryesimin e përbashkët me Alojz Petrle (EPP, Slloveni) dhe Goran Milevski (Partia Demokratike Liberale, Republika e Maqedonisë së Veriut), këmbyen mendime për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, pas çka u miratua seria e rekomandimeve, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Në rekomandimet përshëndetet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, që e zgjidhi çështjen dhjetë vjeçare për emrin dhe i përforcoi perspektivat e Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në BE dhe në NATO. Më tej përkujtohet në Raportin e Komisionit Evropian nga 17 prilli i vitit 2018 dhe rekomandime për hapjen e negociatave për inkuadrim, mendon se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës e tregon përcaktimin e qartë të Maqedonisë së Veriut për avancimin e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe për vazhdimin e zbatimit të reformave lidhur me BE-në, thekson se Maqedonia e Veriut është mirë e përgatitur për negociatat për inkuadrim, duke e pasur parasysh statusin e saj shumëvjeçar dhe se reformat në sferën e qeverisjes së të drejtës, siç janë projektuar në kapitujt 23 dhe 24, do të vazhdojnë të jenë në qendër të fazës së ardhshme nga procedura për inkuadrim.

Eurodeputetët dhe deputetët e Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje kryeqyteteve të BE-së “ta njohin avancimin konkret siç bëri vendi për reformat lidhur me BE-në, veçanërisht në sferat e konfirmuara me Konkludimet e Këshillit dhe t’i hapë rekomandimet për inkuadrim në BE në qershor të këtij viti, është i bindur se hapja e negociatave në qershor të vitit 2019 do të sigurojë nxitje të mëtutjeshme për konsolidimin e demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës, si dhe përforcim të mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë”.

Në rekomandimet është përshëndetur avancimi i arritur i Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht është inkurajuar për të vazhduar me përpjekjet e saja për konsolidim të mëtutjeshëm të reformave të cilat janë nga rëndësia esenciale për vendin, veçanërisht në sferën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet e zbulimit dhe të sigurimit, si dhe reformat në administratën publike; e përshëndet përcaktimin e partive qeveritare dhe opozitare për mbështetje të synimit të përbashkët strategjik për inkuadrim në BE dhe bën thirrje në bashkim kombëtar në këtë pikëpamje; u bën thirrje autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, të gjitha partitë politike dhe shoqëritë civile t’i ndajnë përpjekjet e tyre në muajt në vijim që të mund të dëshmojnë se janë partnerë të parashikueshëm dhe të sigurt.

E përshëndet avancimin e vazhdueshëm në hetimet e zbatuara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike për vendosjen e përgjegjësisë juridike për përgjimin; e thekson rëndësinë e hetime të pavarura nga ana e Prokurorisë Speciale Publike dhe gjykatat, për mundësinë për t’i zbatuar hetimet e tyre për të gjitha rastet e pazgjidhura dhe t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë; e vëren rëndësinë për zgjidhje të qëndrueshme për statusin e ardhshëm të Prokurorit special, që është në harmonizim me Strategjinë për reforma në gjyqësi.

E merr parasysh harmonizim gradual të kornizës ligjore të Maqedonisë së Veriut me standardet e BE-së. Përveç asaj që janë bërë hapa që i ndërmerr qeveria për përmirësimin e mjedisit operativ për institucionet e pavarura mbikëqyrëse, mediumet dhe organizatat joqeveritare, si dhe dialogun e përmirësuar midis qeverisë dhe organizatave joqeveritare; e vëren, megjithatë, shqetësimin lidhur me mungesën e ndryshimeve të dukshme në lirinë e mediumeve, presionin ndaj gazetarëve dhe vetë censurën; ndjen keqardhje që edhe krahas përmirësimit të keq në krahasim me vitin paraprak, vendi mbetet në kategorinë e shteteve “pjesërisht të lira” në indeksin e fundit “Liri në botë”.

Ankohet për vendimin e opozitës për ta stopuar pjesëmarrjen e saj në procesin Zhan Mone dhe bën thirrje në përforcim të kulturës në kompromis dhe dialog konstruktiv politik veçanërisht midis deputetëve dhe në përmbajtje nga krijimi i çfarë do obstruksioni që do ta pengonte funksionimin efektiv të parlamentit, e thekson rëndësinë që të sigurohet se parlamenti mund në tërësi t’i shfrytëzojë funksionet e veta mbikëqyrëse dhe ligjvënëse;

Edhe njëherë theksohet se vendosja e përgjegjësisë për ata që i kanë kryer dhe i kanë orkestruar këto akte të dhunës nga 27 prilli i vitit 2017 në parlament duhet të vazhdojnë të vendosen në harmonizim me ligjin, në mënyrë transparente dhe të pavarur.

KPP-ja e thekson rëndësinë nga mbajtja e regjistrimit, që të merret statistikë adekuate dhe reale demografike në pajtim me standardet evropiane dhe e thekson rëndësinë në konsensus të gjerë politik në këtë pikëpamje, me ç’rast e përshëndet qëllimin e qeverisjes për të kryer pilot-regjistrim në vitin 2019 dhe regjistrim në vitin 2020.

Në fund theksohet se nevoja që të sigurohet se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në atmosferë të pajtimit kombëtar dhe në mënyrë korrekte dhe transparente; e thekson nevojën për revidim në kohë të Kodit zgjedhor me zgjidhje gjithëpërfshirëse të rekomandimeve të mbetura të OSBE/ODIHR-së, Komisionit të Venecias dhe GREKO, duke përfshirë edhe për financimin e fushatave dhe për partitë politike.