Champions League

U dëmtua ndaj Bayernit, mesfushori i Realit rrezikon finalen e Championsit

Mbrëmë, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Aurelien Tchouameni u zëvendësua nga Camavinga për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë.

Mesfushori i Real Madridit është ndalur në minutën e 70-të të ndeshjes kundër Bayernit dhe tani shihet në dyshim për pjesën e mbetur të sezonit, duke përfshirë edhe finalen e kompeticionit më të lartë evropian kundër Borussias së Dortmundit.

Klubi “merengues” ka publikuar një deklaratë zyrtare duke dhënë informacione të reja për dëmtimin e Tchouamenit:

 “Na duhet një trofe me patjetër”, Perin: Nuk flasim për Allegrin

“Pas testeve të bëra sot nga lojtari ynë Aurélien Tchouameni në Shërbimet Mjekësore të Realit të Madridit, ai është diagnostikuar me tension muskular në këmbën e majtë. Ne do ta vlerësojmë në bazë të evolucionit të problemit”.

Sipas asaj që raportohet nga AS, mesfushori francez do të mungojë për disa kohë, por në parim duhet të jetë gati për finalen e Champions League, më 1 qershor. Megjithatë, klubi madrilen ka frikë se lojtari do të arrijë në atë ndeshje jo në formën më të mirë fizike.