Gjysmëfinale

Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e “Eurovison 2024”: Shqipëria në pritje të rezultatit

Ndërkohë që gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision 2024” po zhvillohet, shqiptarët në mbarë botën kanë mundësinë të mbështesin përfaqësuesen e tyre.

Besa Kokëdhima, e cila po përfaqëson Shqipërinë me këngën energjike dhe frymëzuese “Titan”, pret të votohet nga shqiptarët anë e kënd Evropës dhe jo vetëm.

Votimi për këtë fazë është zyrtarisht i hapur dhe votuesit kanë një kohë të kufizuar prej vetëm 15 minutash për të dhënë kontributin e tyre.