Kupa e Turqisë

Milot Rashica me Beshiktashin kualifikohen në finale të Kupës

Ylli i Shqipërisë, Ernest Muçi shënoi golin e parë në Kupën e Turqisë me fanellën e Beshiktashit. Por goli i tij pati vlerë të madhe.

Falë golit të realizuar në minutën e 70-të, Beshiktashi të martën siguroi finalen e Kupës së Turqisë.

Beshiktashi e mposhti Ankraguçun me rezultatin 1:0.

Ndeshja e parë e luajtur më 23 prill përfundoi pa gola.

Muçi dhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica kompletuan takimin.

Muçi në Superligën e Turqisë ka shënuar tri gola në 11 ndeshje. Beshiktashit iu bashkua në shkurt të këtij viti.