Mimoza Kusari-Lila

Kusari-Lila komenton rënien në Indeksin e Lirisë së Shprehjes dhe qasjen e pushtetit ndaj Klan Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke komentuar rënien e Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shprehjes, ka thënë se qeveria nuk ka bërë ndërhyrje tek mediat.

Ajo ka përmendur edhe rastin e Klan Kosovës, duke thënë se nuk ka pasur ndërhyrje në politikën editorial.

“Është me rëndësi të thuhet që nuk ka pasur ndikim në politikën redaktoriale. Asnjë herë nuk ka pasur qëllim për ndërhyrje në politikën redaktuese nga pozita aktuale në ndonjërin nga mediumet”, është shprehur Kusari-Lila në Rubikon.