Si të pastroni enëlarësen?

Ideja e pastrimit të enëlarëses për dikë mundet të duket e tepërt, por shumë gra janë në kërkim të produkteve që do pastronin këtë gjë.

Një nga arsyet kryesore se pse duhet të pastrohet enëlarësja është sepse me kalimin e kohës mbetjet e ushqimit, yndyrat, dhe produktetet e pastrimit munden të krijojnë depozita të forta të papastërtisë.

Kjo depozitë e grumbulluar do të bëjë që enëlarëses suaj t’i vjen era e keqe dhe ka mundësi që enët e juaja të mos pastrohen mirë.

Kështu për t’i larguar këto juve ju duhet sodë e bukës dhe uthull.

Në fillim duhet të largoni pjesët e hekurta ku vendosen enët dhe më pas në makinë vendoseni sodën e bukës dhe uthullën, me anë të një brushe të dhëmbëve mundohuni të pastroni pjesët delikate.

Kështu lijeni të qëndrojë për pak minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.