Çekia

Shpërthim në një zonë stërvitore ushtarake në Çeki, raportohet për të lënduar

Një shpërthim municioni u raportua në një zonë stërvitore ushtarake në Libava, në lindje të Republikës Çeke.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi të hënën.

“Kemi të bëjmë me një aksident të rëndë në zonën e stërvitjes ushtarake të Libavës, ku kanë shpërthyer municione të paspecifikuara. Fatkeqësisht, në vendngjarje ka të lënduar”, citohet të kenë thënë Forcat e Armatosura Çeke.

Megjithatë, ushtria çeke nuk dha informacione të mëtejshme për numrin e të plagosurve.

Ndërsa zëdhënësja e shërbimit të shpëtimit Lucie Mikiskova tha për Agjencinë Çeke të Lajmeve (CTK) se shërbimi i shpëtimit në Olomouc po ndërhyn në këtë incident.