Serbët në Kosovë duan futjen e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkolla

Rreth 44% e shqiptarëve dhe 37 për qind e serbëve janë pro futjes së gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në shkolla.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në publikimin e anketës së Qendrës për Iniciativë Sociale me përkrahje Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe të Ambasadës së Britanisë Madhe në Prishtinë.

Sipas kësaj ankete, një gjendje më e keqe është tek të rinjtë.

Vetëm 4 % e të rinjve shqiptarë e dinë pjesërisht gjuhën shqipe ndërsa 96 për qind e tyre nuk dinë aspak serbisht.

Një gjendje e tillë është edhe sa i përket dëshirës së të rinjve për të mësuar gjuhën shqipe apo serbe.

Gjuhën shqipe duan ta dinë mbi 71 për qind e serbëve, mirëpo vetëm 62 prej tyre janë të rinj, përcjellë danas. Ndërsa, serbishten duan ta dinë 73 për qind e shqiptarëve, mirëpo vetëm 27 për qind e të rinjve.