Vjosa Osmani

Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani: Isha për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës dhe përkushtimin për paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një video përmbledhëse nga Samiti i Paqes për Ukrainën, i cili është mbajtur në Zvicër, ka treguar se atje ishte për rrëfimin e popullit të Kosovës por edhe përkushtimin për paqe në Ukrainë.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ishte përshkrimi i Osmanit në videon e publikuar në rrjetin social, Facebook.

Ndryshe, për dy ditë me radhë në fundjavë në Zvicër u diskutua për të ardhmen e Ukrainës. Rreth 100 shtetet pjesëmarrëse u mblodhën për të diskutuar në afërsi të Lucernës.

Samiti u mbyll të dielën (16.06.2024) me një deklaratë përfundimtare, në të cilën 80 nga 93 pjesëmarrësit u shprehën, që “integriteti territorial” i vendit të sulmuar nga Rusia të jetë baza e një marrëveshjeje të paqes.