Euro2024

Rumania dhe Ukraina kërkojnë ta nisin mbarë Euro 2024, formacionet zyrtare

Rumania dhe Ukraina do të zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të Grupit E në Euro 2024.

Dy ekipet kombëtare kërkojnë ta nisin mbarë, pasi një fitore eventuale sot do të thotë një hap para për të kaluar Grupin.

Dueli mes Rumanisë dhe Ukrainës zhvillohet në Allianz Arena, stadium që pritet të jetë i stërmbushur.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare ku si rumunët ashtu edhe ukrainasit kërkojnë ta nisin me fitore aventurën në Euro 2024.

Formacionet zyrtare:

Rumania: Nita, Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu, M.Marin, Man, R.Marin, Stanciu, Coman, Dragus.

Ukraina: Lunin, Konoplia, Zabarnyi, Matviyenko, Zinchenko, Shaparenko, Stepanenko, Tsygankov, Sudakov, Mudryk, Dovbyk.