Foto

Rihanna zbulon sfidën më të madhe të shtatzënisë, thotë se i kishin rënë flokët pas lindjes së fëmijëve

Këngëtarja e njohur nga Barbadosi, Rihanna, ka folur për një ndryshim të saj tejet të madh që përjetoi pasi u bë nënë.

Artistja thotë se nuk e kishte pritur që të pësonte humbje të flokëve pas lindjes së fëmijëve, shkruan Page Six.

Kënëtarja e hitit “We found love”, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e shkëputur nga muzika, ka dy fëmijë me partnerin e saj ASAP Rocky.

“Nuk e dija që kjo do të ndodhte me periudha. Mendova se thjesht do të ndodhte dhe flokët do të rriteshin përësëri”, theksoi ajo.

Rihanna gjithashtu potencoi se kishte copëza flokësh që i binin prej vendeve të ndryshme të kokës.

Megjithatë, ajo këtë përvojë  e mori is një mundësi për të ndryshuar stilin e saj.

“Mësova ta përqafoj këtë në vetvete. Kjo në fakt më bëri të bëhem pak më kreative dhe më e zgjuar me flokët e mi”. /Telegrafi/