Respekti dhurata më e vlefshme

Zakonisht kur ofrohen festat mendojmë për dhuratat.

Ndonjëherë tejkalohen edhe limitet e mundeësisë vetëm për ta kënaqun partnerin me një dhuratë që ka vlerë.

Por, ç’farë në fakt mund të ketë vlerë për partnerin?

Përsonalisht mendoj që mbi të gjitha është respekti. Më është ngulitur në kokë kujdesi që duhet ta kemi për menyrën se si komunikojmë më të tjerët, qysh kur isha e vogël, ngase shumë shpesh kam dëgjuar shprehjen “nje fjalë e keqe, është më e rëndë se guri”.

Qysh atëherë jam mundu që të kem kujdes se si komunikoj me të tjerët. Nganjëherë po mendoj që kjo edhe më ka orientuar në profesionin tim, atë të komunikimit. Pra, gjithçka mund të ndrroj kahje për të mirë nëse kemi një komunikim të shëndosh me të gjithë e veçanërisht me partnerin. Më kujtohet edhe një thënie tjetër që thotë, është mirë me mendu tri herë para se me fol një herë”.

Edhe kjo e ka vlerën e vet, sepse nëse e mendon mirë se çfarë do të thuash padyshim se fjalën e fundit nuk e thua të parën. Për t’iu rikthyer gjerave më vlerë jo vetëm për festa por në përgjithësi në jetë për mua është respekti që pastaj mund të përkthehet në dashuri.

Respekt për mua është të ndajmë të drejta dhe përgjegjësi të barabarta për fëmijet, të ndajmë përgjegjësi të barabarta për shtëpinë, me një fjalë të jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm në mënyrë në barabartë për gjithçka.

Respekt për mua është ta pijmë kafen e mëngjesit bashkë, respekt për mua është përkujdesi për një komunikim të shëndeshëm përfshirë fjalë të ëmbla, respekt për mua është përkujdesi ndaj ndjenjave të mija në raste të veçanta qoftë edhe kur nuk jam në terezi, respekti për mua përkthehet në dashuri e dashuria në vet kuptimin e jetës.

Pikërisht në ditën e të dashuruarëve dua të them me shumë respekt, falemnderit dashuri për respektin që ke për mua.

Autorja është blogere e rregullt e portalit Ballkani.info. Pikëpamjet e autores do të publikohet çdo javë.