Real e Barca pas Sane-s

Nuk është vetëm Bayern Munich që është i interesuar për anësorin e Manchester Cityt, Leroye Sane.

Sipas ‘Bild’ tashmë në garë për lojtarin e ‘qytetarëve’ janë futur seriozisht edhe dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.

“Leroy Sane ka oferta nga dy klube të mëdha”, raporton ‘Bild’.

Ndryshe, Sane prej kohësh kërkohet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich, madje, thuhet se drejtori sportiv i ‘bavarezëve’, Hasan Salihamidzic është takuar me përfaqësuesit e lojtarit.

Sane me Cityn ka kontratë deri në vitin 2021, por duket se lojtari gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.