Raushiqi dhe Lybeniqi mbeten të PDK-së

Banorët e Raushiqit dhe Lybeniqit të Pejës mbeten besnik të vizionit për shtet të themeluesit të UÇK-së, Xhavit Haliti.

Në tubimin elektoral, të mbajtur të premtën, ata i konfirmuan Halitit se edhe kësaj radhe do ta mbështesin në garën për deputet të parlamentit të Kosovës.

Me maturi. Drejtë finales, kuauzë kjo e nënkryetarit të PDK-së në këto zgjedhje është sinonim që përfaqëson figurën e themeluesit të UÇK-së.

Prandaj, mbështetja për të është obligim i secilit që në forma të ndryshme kanë ndihmuar luftën për liri dhe pavarësi, ishte konstatim i të pranishëmve në këtë tubim elektoral.

Gjatë takimit, në dy fshatrat, bashkë me kandidatët tjerë për deputet nga rajoni i Pejës prezantuan projektin e rimëkëmbjës së Kosovës, në fushat që do ta zhvillojnë vendin. Miku dhe bashkëpunëtori i ditëve të para të levizjes për çlirimin e vendit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, në këto zgjedhje mban numrin 7.