Fc Liria

Rahman Kiçe, nuk është më pronar i Lirisë

Ndryshime te Lira, këtë e ka konfirmuar vet skuadra przrenase përmes faqes zyrtare të klubit.

“Pronari i ri dhe  aksionarët e rinj, bashkë me Bordin e ri të klubit, do të bëhen publik shumë shpejt”, ka thënë Rrahman Kiçe ai për faqen e klubit, duke konfirmuar kështu që më nuk është pjesë e klubit.

Kiçe ka refuzuar të jam emra se cilët do të jenë pronarët e ri të skuadrës prizrenase.

Ai, ka falënderuar të gjithë me radhë me të cilët punoi, për më shumë se dy vite.

“Falënderoj Komunën,  tifozët “Arpagjik’t”  dhe opinionin e gjerë prizrenas, për punë e bërë dhe përkrahjen. Nga sot Liria ka një tifoz-arpagjik më të fortë”, ka thënë ai, duke pohuar që Lirinë, do ta ketë në zemër dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen, në forma të tjera. /Ballkani.info