Pse studiuesit i tremben një valë të dytë të koronavirusit?

Puna e palodhur dhe sakrifica për të luftuar koronavirusin në Gjermani kanë qenë të vështira: aspak përkujdesje ndaj vetes, as blerje, pushime dhe as koncerte.

Por masat kanë pasur  një efekt. Vendi  dalëngadalë po lehtëson kufizimet dhe shumë gjermanë  dëshirojnë ti rikthehen sa më shpejt normalitetit. Në vend që t’u thonë njerëzve që situata është nën kontroll ekspertët po ngrenë alarmin, shkruan Spiegel

Një valë e dytë, argumentojnë ata, do të përhapet në të gjithë vendin. Mund të ndodhë këtë verë, ose, siç paralajmëroi Instituti Robert Koch, qendrat e Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve, në mars, do të ndodhë “më vonë ose në vjeshtë ose dimër”. Kjo është pika kur shumë spitale mund të arrijnë kulmin duke u mbingarkuar nga pacientët.

Një numër i epidemiologëve kryesorë bien dakort se nuk është çështja se nëse do të ndodhi, por se kur. Dhe kur virusi SARS-CoV-2 të rikthehet, pasojat mund të jenë më të këqija sesa ishin gjatë valës së parë. “Një valë infeksionesh si kjo, natyrisht, do të ketë një ndikim krejtësisht të ndryshëm,” tha Christian Drosten, drejtuesi i departamentit të virologjisë në Spitalin Universitar Charité të Berlinit, në podcast-in e tij të popullarizuar javën e kaluar, raporton abcnews.al.

Por si ka mundësi që këto masa emergjente – efektet anësore të të cilave kanë ulur në gjunjë ekonomitë më të mëdha në botë  – nuk janë të mjaftueshme për të zhdukur armikun e tyre të vogël? Pse nuk e mposhtën virusin bllokimet në të gjithë botën, të cilat i kanë kushtuar miliarda ekonomive të botës?

Ata mundën vetëm ta ngadalësojnë atë vetëm përpara se të virusi të mund të rikthehet përsëri.

Shpjegimi mund të jetë befasues në fillim, por është gjithashtu i thjeshtë. Deri më tani, zinxhirët e infeksionit janë përqendruar në zona të caktuara në Gjermani – në komunitete si Heinsberg në shtetin gjerman perëndimor të Rhine-Westphalia ose Rosenheim në Bavari. Por vala e dytë ka të ngjarë të mos dalë nga një numër i vogël vendndodhjesh, por në të gjithë vendin.

COVID-19 nuk njeh kufirin në rrugë, kufijtë e bashkive ose kufijtë kombëtar – ai përhapet në mënyrë të padukshme nga qyteti në qytet, derisa të jetë kudo. “Virusi do të vazhdojë të përhapet në Gjermani gjatë disa muajve dhe javëve të ardhshme dhe gjatë verës,” tha Drosten.

Por nuk është aq e thjeshtë. Një shpërndarje mbarëkombëtare do të thoshte se epidemia mund të hapet  kudo në vend – papritmas, dhe me një shpejtësi të madhe.

Është  sikur një grup alpinistësh që kanë ndezur një zjarr në pyll dhe shkëndijat i vënë  flakën bredhit aty pranë. Pasi të shuajnë flakët, ata mund të mendojnë se patën fat dhe ia dolën por ndërsa ata flenë hiri do të përhapej edhe vetëm një erë e lehtë do të mjaftonte  për të ndezur një zjarr sërish  rreth tyre.

Vala e dytë e virusit mund të ndodhë në mënyrë të ngjashme. Kjo është ajo që ndodhi gjatë gripit spanjoll një shekull më parë. Pas një valë të parë, infeksioni vdekjeprurës u kthye në shumë qytete në vjeshtë, dhe ishte më vdekjeprurës në valën e dytë, raporton abcnews.al.

Epidemiologët përshkruajnë efektin e kësaj vale të dytë duke përdorur numrin e riprodhimit të virusit, ose “R”, i cili përshkruan numrin e personave që mund të infektohen nga një person që ka virusin. Pa masa kontrolli, një person me COVID-19 infekton rreth tre ose më shumë njerëz.Në Gjermani, kjo vlerë aktualisht është më pak se një. Ky është një sukses i përkohshëm, por jo një fitore. Zinxhirët e infeksionit vazhdojnë të përhapen, në heshtje, vetëm pak më ngadalë se më parë.

Qëllimi i ardhshëm nuk do të jetë vetëm mbajtja nën kontroll e  virusit por edhe sqarimet e mundshme mbi të. Sipas një deklarate të Helmholtz, një grup gjerman i studimit, nëse qeveria lejon shumë kontakte midis njerëzve, “infeksioni do të rifillonte dhe do të mbingarkonte në mënyrë të pashmangshme sistemin shëndetësor brenda disa muajve.”

Studiuesit rekomandojnë që të shfrytëzohet kjo situatë “qetësie” për të zgjeruar masivisht kapacitetet e testimit dhe gjurmimin e kontakteve nga autoritetet shëndetësore në mënyrë që “epidemia të mund të kontrollohet në një afat të gjatë”.

Vala e dytë e virusit mund të mos ndodhë për disa muaj. Por veprimet e sotme do të përcaktojnë nëse vendi do të jetë në gjendje ta kontrollojë atë.