Ambasadori francez

Guerot: Tkurrja e Serbisë nga pajisjet ushtarake të Rusisë, qëllimi i armatimit të saj nga Franca

Ambasadori francez, Oliver Guerot ka thënë se Franca ka pajisur Serbinë me aeroplanë luftarakë “Rafale”, për faktin se do që ajo të tkurret nga varësia e pajisjeve ushtarake nga Rusia.

Kështu u shpreh Guerot në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Është një marrëveshje potenciale, për njohurinë time nuk është marrëveshje zyrtare. Kemi diskutuar me Serbinë për vite me radhë për mbrojtjen, i kemi shitur aeroplanë të ngjashëm edhe Kroacisë. Megjithatë çështja e këtyre diskutimeve më Serbinë është që të tkurret varësia e tyre nga pajisjet ushtarake nga Rusia, pra për t’i përafruar me Evropën”, tha Guerot.

“Unë besoj që me pajisjet vijnë edhe shumë kontakte dhe ka një lloj leverazhi, siç e thashë për ta ankuruar Serbinë duke tkurrur varësinë nga Rusia”.

“Kërcënimet për siguri i kemi edhe ne në Francë si ju këtu”.