KTM

Prodhuesi austriak sjell modelin e ri për gara

Prodhuesi austriak i veturave, KTM, do të jetë brendi i tretë i cili do të marrë pjesë në garën “GT2”, me model tërësisht të ri X-Bow.

Ky model do të prezantohet më vonë këtë vit dhe në një njoftim të shkurtër thuhet se do të përdorë motor të Audit, 2.5-litër Turbo me pesë cilindra e kapacitet prej 600 kuajfuqi (në version GT2) në vend të 500 kuajfuqi (në version GTX).

Gjithashtu, thuhet se modeli i ri peshon vetëm 1,000 kilogramë.

KTM tashmë e ka testuar X-Bowin e ri në garën e vitit të kaluar, “24 Hours Barcelona”, së bashku me ekipin gjerman për gara, Reiter Engineering.

KTM, po ashtu, planifikon që deri në fund të vitit të prodhojë një seri të kufizuar prej vetëm 20 njësive të modelit GT2.