Policia

Policia e Kosovës për Bajram gjobitë 648 persona në trafik

Për 24 orë në Kosovë u realizuan 648 gjoba trafiku.

Ky numër nuk është dhe aq i ulët, por duke e krahasuar me ditët e kaluara, javët e muajt, shihet një dallim goxha i madh.

Ndërkaq, në raportin e policisë janë regjistruar dhe një aksident trafiku  me fatalitet, 17 me të lënduar si dhe 19 me dëme materiale.

Po ashtu janë arrestuar 12 persona, e 7 janë dërguar në mbajtje përgjatë 24 orëve të fundit.