Policët e dehur rrahin refugjatin

Dy policë të dehur në Baden Wytenberg kanë qenë të përfshirë në një incident në MC Donalds.

Oficerët ishin ulur në tavolin^n e 25-vjeçarit nga Senegali, cili ishte refugjat në Gjermani.

Me tu ulur në tavolinë kishin filluar ta ngacmonin duke i thënë “Black Man Go Home”, dhe më pas njëri nga ta e kishte sulmuar fizikisht të riun.

Sipas Zyrë së Emigracionit njëri nga oficerët ishte i njohur për “Ksenofobi” dhe kishte shpërndarë në Facebook Llogon e Partisë Nacionaliste Gjermane AFD, shkruan Blick.ch përcjellë Klan Kosova.

Tani të dy kanë marrë një dënim prej 11 muajsh me kusht, dhe 9 mijë euro.

Sipas ligjit nëse një oficer i policisë nuk e ushtron detyrën për një vit, ai automatikisht e humb vendin e tij të punës.