Plasin talljet me MPJ’në: ‘Vend i lirë në MPJ, e preferueshme gjuha angleze dhe që nuk përdor google translate’

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë ditës së djeshme ka postuar një tekst në Twitter me shumë gabime në gjuhën angleze, e që ka marrë kritika të shumta por që nuk ka munguar as ironia.

Opinionisti, Imer Mushkolaj ka ironizuar me postimin që MPJ’së ka bërë gjatë ditës së djeshme e që përmbante gabime të shumta të gjuhës angleze.

Mushkolaj në postimin e tij ironizues, ka shkruar se hapet vend i lirë për zyrtar të lartë për Twitter në MPJ e që gjuha angleze është e preferueshme.

“Vend i lirë pune: zyrtar i lartë për Twitter në Ministrinë e Jashtme. Gjuha angleze – e preferueshme”, ka shkruar Mushkolaj, duke ironizuar.

Edhe Ehat Miftaraj, ka ironizuar me MPJ, duke shkruar se kjo ministri shpallë konkurs për përthyes të gjuhës angleze, por që me kusht që nuk përdor ‘google translate’.

“Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Kosoves, shpall konkurs: Perkthyes te gjuhes angleze.

Kushtet: Mos me perdor google translate!”, ka shkruar Miftaraj.

Duhet theksuar se MPJ, kishte reaguar për rrëmbimin e aeroplanit në Bjellorusi dhe arrestimin e një gazetari disident, por që është më pas u kritikuar për një anglishte skandaloze që kishin përdorur në këtë reagim, e që pasoj me shlyerjen e këtij teksti.ImageImageImage