Kundërvajtje

Pengoi zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një gjobë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i pengoi zyrtarët policor derisa po i shqiptonin një gjobë për një kundërvajtje në trafik.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 17.06.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte penguar zyrtarët policor derisa po i shqiptonin një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.