Pas tërmetit, Durrësi ndez dritat e festave

Durrësi është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, por përtej tronditjes, dhimbjes dhe dëmeve që mbetën pas, qyteti po përpiqet të ringrihet.

Dekori i festave të fundvitit ka rikthyer pak nga shkëlqimi i qytetit bregdetar, i cili dalëngadalë po i kthehet përditshmërisë.

“Askush e asgjë nuk e zhbën dot atë që ndodhi në qytetin e bukur bregdetar, por bashkë mund ta kalojmë duke u ringritur dita-ditës me durim, kurajo e pse jo pak “magji” festash…”, tha deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ndërsa ndan foto nga qyteti bregdetar.