LVV

Pagat i marrin, por simbolet s’i qesin: Asnjë shenjë e Republikës në 19-vjetorin e themelimit të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje po e vazhdon traditën e mosrespektimit të simboleve të Republikës së Kosovës. Ndonëse për gati katër vite e ka terë pushteti në duar, ky subjekt politik vazhdon injorimin e himnit dhe flamurit shtetëror.

Në tubimin për 19-vejtorin e themelit të kësaj lëvizje, i cili është mbajtur mbrëmë në sallën 1 Tetori, nuk kishte vendosur asnjë flamur i Republikës së Kosovës. Madje, në fillimin e këtij tubimi nuk u intonua as himni shtetëror.

Gjithçka në këtë tubim ishte kuq e zi. Derisa tubimi filloi me intonimin e himnit kombëtarë, në skenë ishte vendosur një flamur i madh kombëtar.

Pavarësisht së në sall ishin dhjetëra zyrtarë të lartë lart të kësaj partie që marrin rroga të majme nga buxheti i Republikës së Kosovës, atyre nuk iu bënte përshtypje mungesa e simboleve të shtetit që ata përfaqësojnë brenda dhe jashtë kufijve.

Edhe pse Albin Kurti dhe Glauk Konjufca në këtë tubim u ftuar për të marrë fjalën si kryeministër, respektivisht kryeparlamentar të Kosovës, aty nuk shihej asgjë e Republikës.

Në adresimin e tyre, ata e kishin gojën plotë me fjalën “Republikë”.

Madje, kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeverisja e tij po i jep kuptimin 17 Shkurtit, Ditës së Republikës.

Nuk është rastësi që Vetëvendosje u formua në ditën e çlirimit. Edhe 17 shkurtit po ia japim kuptimin e saj tash me qeverisje. Një pavarësi me barazi, një pavarësi me drejtësi, një pavarësi pa korrupsion.”, ka thënë Kurti para aktivistëve së VV-së.

Një pjesë të fjalimit të tij ai foli për punët që qeveria e tij ka bërë në këtë mandat.

Ndërsa në fund, ai përmendi edhe zgjedhjet, duke thënë se ato do të mbahen vitin tjetër.

A kritikoi edhe opozitën për shtyrje të zgjedhjeve nacionale.

Të dashur aktivistë e miq të Lëvizjes, në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveçse do ta kremtojmë 20 vjetorin e Lëvizje VETËVENDOSJE!, por patjetër do t’i kemi edhe ato parlamentare meqë opozita nuk mund t’i shtyjë pafundësisht. Meqë tash jemi në periudhën e emocioneve futbollistike, dhe të gjithë po shohim me shumë kënaqësi Shqipërinë tonë që i urojmë fitore në Gjermani, më lejoni ta marr një shembull nga futbolli edhe për zgjedhjet që do të jenë në vitin 2025. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli, fjala vjen Ballkanin e Suharekës. Le ta fitojë Vetëvendosja në 2025 edhe kampionatin edhe kupën. Kjo kërkon të jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, të guximshëm dhe të disiplinuar, për lojë ekipore por edhe për shkëlqim individual. Jam i sigurt që bashkë me ju, do t´ia dalim. Kosova ka nevojë për zhvillim e ndryshim sa më të shpejtë, për sovranitet e demokraci sa më të fortë, për identitet e bashkim sa më të madh, dhe këtë mision do ta realizojmë vetëm së bashku, me nder e punë, gjithnjë, kudo, të gjithë ne.“, ka thënë Kurti.

Para simpatizantëve dhe zyrtarëve të VV-së ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është nënkryetar i VV-së, deputetja e kësaj partie, Saranda Bogujevci dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në këtë tubim prezent kanë qenë edhe dy udhëheqësit e Listës Guxo, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Befasues ishte mungesa e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Në profilin e saj në “Faceook”, VV-ja ka postuar dhjetëra fotografi nga ky tubin dhe askund nuk shihet deputetja Mimomoza Kusari-Lila, e cila është edhe kryetares e subjektit politik “Alternativa”, që në zgjedhjet e fundit ka garuar në listë me VV-në.

Pas publikimit të bisedës telefonik të Kusari-Lilës më kriminelin serb Milan Radoiçiq, opozita dhe analistë të ndryshëm kanë kërkuar shkarkimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së Grupit Parlament të VV-së.