Presidentja

Osmani për presidentin finlandez: Përkrahës i jashtëzakonshëm i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, të cilin e ka vlerësuar për “përkrahës të jashtëzakonshëm” të vendit.

“Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar Osmani

Postimi i plotë:

Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. 🇽🇰🇫🇮