Tiranë

Opozita në Shqipëri cakton datën e protestës

Grupi i Rithemelimit do të thërrasë qytetarët në protestë ditën e hënë dhe të enjten. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë, raporton A2news.

Bëhet e ditur se kreu Sali Berisha ka thirrur një mbledhje urgjente me krerët e Degëve të Tiranës për të diskutuar për protestat.

Ndërkohë, ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Sali Berishës. Ndërsa e enjtja shënon edhe seancën e fundit në Kuvend për këtë sesion parlamentar.

Në deklaratat e bëra së fundmi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë theksuar se protestat nuk do të jenë më njëditore, por se do të zgjasin. Po ashtu, demokratët flasin për mosbindje civile derisa të plotësohen kërkesat e tyre.