Nokia

Nokia realizon telefonatën e parë me audio 3D

Nokia demonstroi telefonatën pare audio dhe video duke përdorur audio hapësinore 3D.

Është një zhvillim I madh ndërsa thirrjet telefonike aktualisht bëhen mbi rrjetet celulare dhe janë monofonike, pra nuk ekziston opsioni për audio hapësinore.

Kjo telefonatë u bë duke përdorur kodeksin 3GPP Immersive Video and Audio Services (IVAS) përmes të cilës njerëzit mund të dëgjojnë audio hapësinore në kohë reale.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë, audio hapësinore ndahet në disa kanale duke e bërë zërin të duket sikur vjen nga drejtime të ndryshme. Kjo teknologji është bërë mjaft popullore gjatë dëgjimit të muzikës, por video thirrjet janë një skenar unik.

Megjithatë është ende herët që ju të mund të telefononi familjen dhe të bisedoni duke përdorur audio 3D. Kodeksi është pjesë e një përmirësimi që pritet të vijë me rrjetet 5G quajtur 5G Advanced.

Ky përditësim i 5G pritet të sjellë më shumë shpejtësi dhe efikasitet energjie së bashku me pozicionim më të saktë celular. Është pikërisht 5G Advanced që do ti bëjë telefonatat me audio hapësinore një realitet, por do të duhen disa vite përpara se rrjetet celulare ta implementojnë.

/PCWorld Albanian