Princit William

Një moment mes William dhe Kate tërhoqi vëmendjen e publikut dhe zbuloi lidhjen e tyre

Një eksperte e gjuhës së trupit ka zbuluar natyrën e vërtetë të marrëdhënies së Kate Middleton dhe Princit William, pasi këta të dy ndanë një moment romantik në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Princesha e Uellsit, ka bërë së fundmi një paraqitje publike për herë të parë pas disa muajsh.

Ajo u rikthye në sy të publikut për herë të parë këtë vit dhe iu bashkua familjes mbretërore për të festuar ditëlindjen zyrtare të Mbretit Charles III, shkruan DailyMail.

Zhdukja e saj nga syri i publikut ngriti shumë spekulime edhe për faktin se Kate Middleton vuan nga kanceri.

Ekspertja e gjuhës së trupit tani ka kapur një detaj mes çifit Kate dhe William kur dyshja ndanë një moment së bashku.

“Një moment midis asaj dhe Princit William na dha një detaj të brendshëm prekës në lumturinë e tyre, kur u bashkuan në skenën botërore”, thot Judi James.

“Sinjali më prekës ishte kur sytë e tyre më në fund u takuan”.

“Mimikat e syve të William dhe muskujt rreth buzëve të tij treguan krenarinë e tij të brendshme dhe lehtësimin që gruaja e tij e bukur po qëndronte sërish pranë tij, ndërsa Kate, e cila ishte relaksuar dukshëm në këtë fazë, ia ktheu një buzëqeshje të gjerë”, deklaroi mes tjerash ekspertja.