Francë

Në Francë, pilotët ukrainas po mësojnë të fluturojnë me avionë luftarakë

Dhjetë pilotë ukrainas të moshës midis 21 dhe 23 vjeç po mësojnë fluturime me avionë luftarakë.

Misioni po kompletohet duke përdorur harta të ndryshme, imazhe satelitore, parashikime të motit dhe të dhëna të krijuara se ku supozohet se pajisja e armikut ishte parë për herë të fundit.

“Jeni në portë, gati për të kaluar vijën e armikut. Zbritni nën 500 këmbë”,  thotë një nga dy instruktorët e Forcave Ajrore Franceze.

Siç shkruan Euroneës, transmeton Klanksovoa.tv, Polonia dhe Sllovakia kanë ndihmuar tashmë në rimbushjen e arsenalit të avionëve luftarakë të Ukrainës duke dhuruar shumë avionë luftarakë të tipit MiG-29.

Belgjika, Danimarka, Holanda, Norvegjia dhe tani Franca janë zotuar gjithashtu se do të dërgojnë avionë luftarakë perëndimorë, F-16 dhe Mirage 2000-5.